Erling Haaland është një fenomen jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në botën e marketingut. Sulmuesi i Manchester Cityt kryeson listën e futbollistëve të Premier League që përfitojnë më shumë para nga publikimet në Instagram, me një shifër që arrin rreth 3.5 milionë euro për postim, sipas një raporti të publikuar nga “Players Time”.
Popullariteti i norvegjezit në rrjetet sociale është rritur ndjeshëm. Gjatë Kupës së Botës 2026, numri i ndjekësve të tij në Instagram thuhet se është rritur nga 40.8 milionë në 75.3 milionë. Një audiencë gjigante që e ka kthyer Haaland në një nga emrat më të kërkuar nga markat ndërkombëtare. Diferenca me rivalët në Premier League është e konsiderueshme. Në vendin e dytë renditet Marcus Rashford, me 22.4 milionë ndjekës dhe të ardhura të përllogaritura prej 813 mijë eurosh për postim. Podiumin e plotëson Martin Odegaard, i cili me 7.8 milionë ndjekës përfiton rreth 240 mijë euro për një publikim.

