Floyd Mayweather pranon kërkesën e conor McGregor për të përdorur doreza të më të vogla në sfidën e shumëpritur të 26 gushtit që do të zhvillohet në Las vegas. Irlandezi e bëri një kërkesë të till, pasi dorezat më të vogla e favorizojnë pak më shumë në këtë përballje me ‘The Money’, sic quhet Mayweather. ‘Do të përdor doreza të peshës që ka kërkuar McGregor, 8 Onz dhe jo 10-thekson boksieri amerikan-do të pranoj cdo avantazh në favor të tij nëse kjo e bën atë të ndihet komod në ring’. Sipas rregullores së shtetit të Nevadës, ku do të zhvillohet dueli, boksierët që arrijnë deri në peshën 61.2 kg do të përdorin doreza që peshojnë 8 Onz. Duke nisur që nga kjo kategori, përdoren dorezat prej 10 Onz. Si Mayëeather ashtu edhe McGregor peshojnë mbi 61.2 kg dhe kështu që atyre u duhet të përdorin dorezat prej 10 Onz, por ka edhe përjashtime. Nëse të dy boksierët gjejnë akordin për të përdorur ato prej 8 Onz atëherë mund ta bëjnë, ligji e lejon vecse për këtë duhet që të nënshkruhet një kontratë mes të 2 palëve.
sfidanti.al