Kajri Irving ka gjashtë oferta para vetes në tavolinë

Një numër i madh ekipesh të MBA-së amerikane ka treguar interesim për basketbollistin e Klivlend Kavarliersave, por, sidoqoftë, vetëm gjashtë klube kanë dërguar oferta për angazhimin e tij. San Antonio Spars, Njujork Niks, Los Anxhelos Klipers, Feniks San, Minesota Timbervulvs dhe Majami Hit e duan këtë basketbollist yll të ekipin nënkampion të NBA-së. Sidoqoftë, më konkret, deri tani, është treguar Majami që ka njoftuar se është gati të shesë Goran Dragiçin dhe Xhastis Uinsloun që të sigurojë shërbimet e Irvingut.

Jozyrtarisht, thuhet se Irivingu preferon Nju Jorkun, por projekti i “Mollës së madhe (Njujorkut)” ka ngecur në vend, ndërkohë që edhe Karmelo Entoni është në mëdyshje.

Sfidanti.al