Po shkon ne ferr? Nga Liga e Kampioneve deri te ekipi i ligës së 7-të!

Xhermein Penant, dikur lojtar i Arsenalit dhe Liverpulit, tani, në moshën 34-vjeçare, ka gjetur një klub të ri, të 11-tin në karrierën e tij, duke nënshkruar kontratë me ekipin e ligës së 7-të angleze, Bilerikai Taun. Dikur ai ka qenë një shpresë e madhe e futbollit anglez, ndërsa prashikohej që ai të bënte një karrierë të shkëlqyer, por “koka” e tij, silkurse duket, nuk ishte shumë e qartë lidhur me këtë të ardhme dhe ai, në shpesh raste, përfundonte matanë derës së burgut, për shkak dehjes dhe shpëjtësisë së madhe, kur u jepte makinave.

Në futbollin e fundit serioz, ai luajti me Viganin, më 2015, por, më pas, ai nuk arriti që gjente ndonjë ekip për të qenë dhe në moshën 32-vjeçare u detyrua të luante në ligat e ula. Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur me ekipet Nots Kaunti, Lids Junajtid, Birmingem, Portsmuth, Saragosa, Stouk Siti, Uollverhemton, Puna Tampines dhe Beri. Penanti, në fakt, është një shembull i qartë sesi mund të shpërdorohet talenti i madh, duke qenë se arriti të luante me Arsenalin dhe Liverpulin, ndërsa tani në ligën e 7-të angleze.

Sfidanti.al