Murinjo e heq nga regjistri: Felaini përfundon në Turqi

Maruan Felaini ka shumë mundësi që ta vazhdojë karrierën në Turqi, konkretisht, te Gallatasaraji. Ky ekip gjigant turk, nga ana e tij, ka konfirmuar se ai po zhvillon bisedime me Junajtidin dhe se Felaini pritet që të vijë, shumë shpejt, në Stamboll për kontroll mjekësor.

“Po, është e vërtetë, ne po bisedojmë me Felainin, pasi ekipi ynë ka nevojë për një lojtar të tillë dhe ne jemi pranë marrëveshjes”, deklaroi drejtori sportiv i Gallatasarajit, Cenk Ergun.

Felaini, në fakt, ka qenë, qëkur u bashkua me Junajtidin, një nga përforcimet më të shtrenjtë të “djajve të kuq”, por ai, sidoqoftë, nuk arriti që “të ngjitej” në Old Traford” dhe në planet e ardhshëm të Murinjos që, në realitet, do që t’i hapë vend në ekip Nemanja Matiçit të Celsit, të cilin e do prej kohësh.

Sfidanti.al