Botërori i Formula 1 e ka lënë takimin e radhës me tifozët e tij në 27 gusht me cmimin e Madh të Belgjikës. Deri në atë ditë pilotët dhe stafet teknike të skuadrave do të shijojnë ditë pushimesh, dhe ai që i priti me më shumë entuziazëm ato ishte pikërisht Lewis Hamilton. ‘Jam i kënaqur që erdhën pushimet, ishte momenti i duhur-tha piloti britanik i Mercedes-ka qenë një periudhë e vështirë në aspektin fizik, psikologjik dhe emocional për të gjithë në skuadër. Kemi përjetuar një sezon shumë të vështirë dhe mendoj se këto pushime do t’u bëjnë mirë të gjithëve për të rifituar energjitë’ Pas përfundimit të garës së Hungarisë ku triumfoi Sebastian vettel, diferenca mes gjermanit dhe Hamilton u rrit sërish për të shkuar në 14 pikë.
sfidanti.al