Nuk durojnë dot më; tifozët e Barcelonës etiketojnë Neymar tradhtar e mercenar

Tifozëve të Barcelonës nuk duan t’ia dinë më për Neymar. Ndërsa presin zyrtarizimin e kalimit të tij tek Paris Saint Germain, ata kanë filluar të vendosin parrullat e para kundër brazilianin në ambientet pranë stadiumit Camp Nou, sic ishte pankarta e stilit ‘Wanted’ që vërteton më së miri atë që ndjejnë ata për 25 vjecarin. Në këtë pankartë duket fotoja e Neymar e shoqëruar me frazën ‘Kërkohet tradhtari’ ndërkohë që poshtë saj ishte shkruar një tjetër frazë; ‘Mercenarët, jashtë Barcelonës. Pranohen vetëm lojtarët që e duan fanelën’.

Kontestimi i tifozëve të Barcelonës ndaj Neymar nisi që në turneun veror në SHBA që u mbyll me fitoren e trofeut të International Champions Cup. Epiteti më i përdorur prej tyre për brazilianin ishte pikërisht mercenar, ndërkohë që situata shkoi deri në limite. Madje edhe ata futbollistë me të cilët Neymar kishte një miqësi të thellë i kërkuan brazilianit të konfirmonte vendimin përfundimtar të tij. Për të mos folur për Pique,  që deklaroi: Neymar nuk e di se cfarë të bëjë; më shumë para apo më shumë tituj’. Dha shenja vuajtje edhe Presidenti Bartomeu që ishte shfaqur më i moderuar nga të gjithe teksa deklaroi: PSG do Neymar? Të paguajë klauzolën e kontratës deri në qindarkën e fundit’

sfidanti.al