Marrëveshja me IOC për Lojërat Olimpike, Parisi në 2024, Los Angeles në 2028.

Nuk ndodh shpesh që të jenë vetëm 2 kandidatura në garë për organizimin e një ngjarje madjore sportive sic janë Lojërat  Olimpike. Pikërisht kjo ka ndodhur me edicionin e vitit 2024 ku pas tërheqjes së disa qyteteve, ‘beteja’ mbeti mes Parisit dhe Los Angelesit. Por Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në bashkëpunim edhe me komitetet organizative të të dy qyteteve ka gjetur një zgjidhje tjetër. Tashmë është arritur marrëveshja që Lojërat Olimpike të 2024 të mbahen në Paris, ndërsa ato të 2028 të zhvillohen në Los Angeles. Por jo vetëm kaq, ky akord parashikon që investimet për Lojërat e 2024 të Parisit të jenë 1.7 miliardë Dollarë ndërsa për Los Angeles në dispozicion do të jetë një shifër prej 2.2 miliardë Dollarë. Lojërat Olimpike kthehen në SHBA për herë të parë që nga 1996 kur ato u mbajtën në Atlanta. Për t’u theksuar është se në 2002, Salt Lake City ishte vendi organizator i Lojërave Olimpike Dimërore. Ndërsa përsa i përket Parisit, kryeqyteti francez priti plot 1 shekull për të fituar sërish të drejtën e organizimit të Lojërave Olimpike. Gjithsesi ajo e 2024 do  të jetë hera e tretë që ngjarja më e madhe sportive në botë pushton qytetin transalpin pas viteve 1900 dhe 1924.

sfidanti.al