Bajerni i Mynihut, me qiri  e gjeti drejtorin sportiv

Bajerni kishte kohë që kërkonte një drejtor sportiv të ri, me qëllim që të zëvendësonte në këtë post Matias Zamerin e larguar dhe, sipas mediumeve gjermane, kryesia e klubit bavarez ka gjetur një zgjidhje të mirë. Pasi presidenti i Bajernit, Uli Hënes, bëri të ditur se këtë post e kishin refuzuar figura të tilla, si Filip Lam, Oliver Kan dhe Mark van Bomel, zgjedhja, në fund, ra mbi ish-futbollistin tjetër të Bajernit Hasan Salihamixhiç.

Ish-futbollisti i përfaqësueses së Bosnjë-Hercegovinës e pranoi me kënaqësi propozimin që ai të bëhej drejtor sportiv i Bajernit dhe këtë detyrë, në fakt, ai e meriton, duke pasur parasysh kohën që ai ka kaluar në klubin bavarez dhe marrëdhëniet e mira me tifozët. “Braco” (Hasani) popullor ka luajtur me Bajernin gjatë viteve 1998-2007, ka fituar një titull evropian dhe, ndërkohë, është bërë edhe ambasador i këtij klubi gjerman.

Sfidanti.al