Ish-drejtori i madh i Milanit Adriano Galiani, duke folur në “Radion Sportiva”, midis të tjerave, foli edhe për aktivitetin e “rosonerëve” në “paxarin” e transferimeve gjatë këtij sezoni veror. Galiani qëndroi mëse 30 vite në krye të Milanit, deri vitin e kaluar, kur klubi milanez iu shit një pronari të ri, kështu që ai u zëvendësua në postin e tij, prillin e kaluar, nga Marko Fasone.
“Milanin e ka blerë një blerës serioz. Ai ka zhvilluar një fushatë transferimesh të shkëlqyer dhe unë, si tifoz i këtij ekipi, jam, me të vërtetë, i kënaqur. Sa i përket Donarumës, nuk dua që të bëj shumë komente, por, si tifoz, unë jam i gëzuar që u nënshkrua kontratë e re e vazhdimit të qëndrimit të tij te Milani. Javën e kaluar, në Rumani (Krajova), ai ishte i shkëlqyer”, tha Galiani.
Sfidanti.al