Bartomeu – Ksavit: “Ti, je problemi që ‘La Masia’ ndodhet në krizë!”

Në një intervistë të fundit, legjenda e Barcelonës, Ksavi, duke folur për akademinë e futbollit “La Masia” të klubit katalonjas, e kritikoi këtë fundit se ai nuk i kushton më shumë vëmendje zhvillimit të futbollistëve të rinj, por nuk vonoi përgjigja e presidentit të katalonjasve, Zhosep Bartomeu, se janë lojtarët, si ai, që e kanë krijuar këtë problem, duke shpjeguar se, tani, është bërë e vështirë për futbollistët e rinj që të depërtojnë në ekipin e të rriturve të Barcelonës, duke qenë se në të luajnë lojtarë të tillë, si  vetë Ksavi, Lionel Mesi, Andres Iniesta, Serhio Buskets dhe Zherar Pike.

“Problem përbëjnë lojtarë të tillë, si Ksavi, Mesi, Iniesta dhe të tjerë si ata. Është shumë e vështirë që të depërtosh në një ekip, ku luajnë Mesi ose Nejmari ose Ksavi, Iniesta, Buskets ose Pike. Ksavi thotë se duhet që ne të punojmë gradualisht, por problem përbën vetë Cavi. Ai po i krijon këto probleme bashkë me Iniestën dhe Piken. Kështu që edhe nëse ne kemi futbollistë rinj që mund të bëhen si Mesi, ata duhet të largohen tani nga klubi ynë që të luajnë diku gjetkë, sepse ata e kanë të pamundur që të zënë vendin e Mesit”, tha Bartomeu në një intervistë në “Njujork Tajms”.

Sfidanti.al