Gafë e madhe: Zihet në fushë, dëmtohet, s’ do të marrë pjesë në Evropian!

Basketbollisti i LA Klipresave, Danilo Galinari, nuk do të marrë dot pjesë në Kampionatin Evropian, pasi goditi me grusht kundërshtarin dhe arriti që t’i sigurojë vetes një frakturë në dorën e djathtë! Kështu ekipi përfaqësues italian do të jetë i detyrur që të luajë pa një nga lojtarët e vet kryesorë dhe arsyeja është një budallallëk i madh i këtij basketbollisti.

Basketbollisti Galinari i LA Klipersave shkaktoi një zënkë në ndeshjen miqësore me Holandën dhe, ndërkohë, edhe vetë u dëmtua. Ai u konfrontua fizikisht me lojtarin kundërshtar, Jito Kok, duke e goditur atë me grusht, dhe, ndërkohë, pësoi edhe frakturë në dorën e djathtë, kështu që do të jetë i detyruar që të mos marrë pjesë në Evropian. Danilo Galinari, 28 vjeç, nënshkroi, muajin e kaluar, me LA Klipersat një kontratë trevjeçare me vlerë prej 65 milionë dollarësh.

Sfidanti.al