Renato Sançes hua te Celsi? S’dihet si mbaron kjo përralle..

Duket se Celsi e fitoi garën për të siguruar firmën e përfaqësuesit të ri të Portugalisë, Renato Sançes. Ky mesfushor 19-vjeçar u dha hua një vit në Londër, ndërkohë që, sikurse thuhet, nëse ai do t’i përmbushë shpresat e “bluve”, këta të fundit kanë në plan që ta marrin atë plotësisht. Mediumet portugezë shkruajnë se prezantimi i Sançesit te Celsi do të bëhet ditët e ardhshme, ndërkohë që ekipi kampion i Anglisë pret që mesfushori i tij i deritanishëm, Nemanja Matiç, të nënshkruajë kontratë me Junajtidin.

Presidenti i Bajernit të Mynihut, Karl Haic Rumenige, tha, para disa ditësh, se Sançesin e kërkojnë deri në 10 klube, ndërsa pritej që ai të transferohej për në “San Siro”, por, sidoqoftë, vetë lojtari ka dëshirë që të luajë në Premier Ligë.

Sfidanti.al