Usain Bolti nuk do të dalë në “pension”, cili e ndalon dot

Sprinteri amerikan, Xhastin Gatlin, kondiseron se rivali i tij më i madh, xhamajkani Usain Bolt, ka shumë mundësi që të ndërrojë mendje dhe të mos dalë në “pension”, mbas Kampionatit Evropian të Atletikës që fillon, këto ditë, në Londër. Bolti që, gjatë karrierës së tij, ka fituar tetë medalje të arta olimpike dhe 11 të arta në kampionatet botërorë, ka paralajmëruar disa herë se ai do të largohet nga pistat e atletikës mbas kampionatit të Londrës. Gatlini që, në dy kampionatet botërorë të fundit, është mundur nga Bolti në garat 100 dhe 200 metra, po ashtu edhe në Olimpiadën e Rios, thotë se ka mundësi që kolegu i tij 30-vjeçar të ndërrojë mendje.

“Përse jo? Ai ka mentalitetin e një ylli të rokut, do që të udhëtojë dhe të argëtohet. Madje, edhe sikur të pauzojë një ose dy vite, ai, përsëri, mund të kthehet, sepse unë e di se ai ka një dëshirë të madhe që të garojë, megjithëse e di se kjo gjë nuk është aspak e lehtë”, deklaroi Gatlini, sprinter amerikan që, në dy raste, është pezulluar nga garat për shkaqe dopingu dhe që, një rast, në vitin e largët 2005, në Helsinki, e ka mundur Boltin, kur vrapuesi i famshëm xhamajkan ishte tinejxher.

Sfidanti.al