Napoli është një spektakël, por ajka e Europës mbetet larg!

Për spektaklin merr një nga notat më të mira në kontinent, por jo për rezultatet. Napoli i trajnerit Sarri është ende larg madhështirë së kohës së Diego Armando Maradonës dhe trajnerit Otavio Bianki, që nuk ndalej lehtë edhe para emrave të mëdhenj. Sot, napolitanët janë “hirushja” e futbollit europian, dhe viktima e tij në momentin më të bukur. E tregoi ndeshja në Kupën Audi ndaj Atletikos së Madridit. Edhe pse ishte në avantazh, edhe pse pati shumicën e titullarëve në fushë, dhe edhe pse Atletiko nuk është Barcelona apo Reali, sërish ekipi i Sarrit dhe i Hysajt dështoi.

Personaliteti i Atletikos së Simeones, skuadër që ka ditur të eleminojë edhe Bajernin, Çelsin apo Barcelonën në Champions, dhe të dalë kampione e Spanjës apo të fitojë Kupën e Mbretit, është krijuar në shumë vite, duke fituar një përvojë tepër të madhe. Napoli është një “rul”, nëse përdorim shprehjen e dikurshme për ushtarët e rinj të vitit të parë. Do të duhet të kalojë kohë, dhe që presidenti De Laurentis të ketë shumë durim, që ekipi i Maradonës të kthehet si në kohën e Diegos. Sa për Hysajn, shqiptari luajti sërish titullar, duke u zëvendëuar në 73’, sapo rezultati u barazua.

Sfidanti.al