Nëse doni futbollin modern e keni përsëri tek Spanja. Përsëri me “tiki taka”, veçse të “markës” Luis Enrike dhe jo Pep Guardiola, dhe aspak me bosht të Barcelonës. Kombëtarja që zhgënjeu në Botëror pas skandalit me Hulen Lopetegin, po mrekullon dhe po frikëson botën me trajnerin asturian që në 2015 fitoi treshen e trofeve me
Një punë e shkëlqyer financiare e Barçës: doli me plus
Një ditë para mbylljes së sezonit veror të transferimeve, Barcelona kampione e Spanjës ndodhet në rrugë të mbarë që të bëjë atë që nuk e ka bërë që nga viti 1999. Duke ia dhënë hua Pako Alkaserin Borusias së Dortmundit, klubi katalonjas siguroi një saldo pozitive financiare gjatë kësaj vere. Barcelona shpenzoi 131 milionë euro,
Murinjo po e fiton bastin e mbrojtjes, Megajerin ose Alderveireldin
Një mbrojtës të klasit të lartë botëror do ta marrë, sidoqoftë, dhe kjo do të jetë një fitore e madhe. Zhoze Murinjo po i afrohet arritjes së qëllimit, ndërsa mbetet të shikohet nëse i përzgjedhuri dhe më i mundshmi do të jetë Harri Megajer i kombëtares së Anglisë, apo Tobi Alderveireld i kombëtares së Belgjikës.
Jo vetëm Ronaldo, Reali mbetet i madh edhe pa kampionin!
Një miqësore vere, edhe kur quhet për Championsin e stinës së nxehtë, nuk mund të mjaftojë për të bindur, por gjithsesi, Reali u duk tepër i fortë në Amerikë. Në miqësoren me ekipin e tanishëm të Ronaldos, ish-skuadra e Ronaldos, triumfoi 3-1, edhe pse luajti me disa mungesa (Ramos, Modriç). Pavarësisht se Juventusi kaloi i
Gjokoviç për Kroacinë: Bukur, kur Ballkani arrin një sukses të tillë
Sportisti më i mirë serb i të gjitha kohërave, tenisti Novak Gjokoviç, në një deklaratë në televizionin serb RTS përshëndeti suksesin e madh që arritën futbollistët kroatë në Botëerorin e fundit të Rusisë. Deklarata e Novakut shkaktoi reagime të forta, nga njëra anë pozitive, por edhe mjaft negative në Serbi, ku, sikurse dihet, në përgjithësi,
Kroacia një rastësi? Kujtoni traditën e topit, koshit e vaterpolit, pastaj flisni!
Kanë qenë prej kohësh në hartën e Botës. Kroatët, finalistët e Botërorit 2018, padyshim mund të mbështeten tek një traditë aspak e vogël. Jo vetëm për shkak të heroizmit në Botërorin 1998, ku dolën të tretët në botë. Futbolli i vendit ballkanas ka qenë i shquar që në fillim të shekullit të 20-të, për të
Anglezët ngrejnë në qiell një femër për suksesin e kombëtares
Quhet Pipa Grejnxh (Grange), është me titull Doktore e Shkencave, dhe specialiteti i saj është psikologjia. Prej një viti kjo grua është pjesë e stafit teknik të kombëtares së Anglisë, dhe emërimi i saj u bë për të përmirësuar aftësinë e lojtarëve që të përballonin trysninë maksimale që zakonisht ka një Kupë Bote. Specialistja 47-vjeçare
Klop, Mona dhe Andreasi, treshja gjermane e suksesit të Liverpulit
Legjenda liverpulase e portës, Rej Klemens, u shpreh së fundi se “Jurgen Klopi është gjëja që i ngjan më shumë Bill Shenklit, nga të gjithë ata që kemi dhe nga ata që kemi pasur”. Klemensi, tri herë fitues i Championsit, ka të drejtë pasi gjermani “bombastil” është vërtet një nga arsyet më të mëdha dhe
Guardiola, ky djalë i Mançesterit që “pushtoi” Anglinë!
Thoshin se futbolli i tij elegant nuk bënte për në “xhungël”. Pep Guardiola i nxorri të gjithë të gabuar duke zbutur “egërsinë” e Premier Ligës angleze e duke u shpallur kampion 5 javë para përfundimit. Trajneri katalanas u ngjit sërish në majë të lavdisë, siç i ndodhte tek Barcelona, dhe shumë më tepër sesa tek
Ja Girona, mrekullia e re e Spanjës, që turpëron Barçën e Realin
Në La Liga u ngjit për herë të parë verën e kaluar, dhe padyshim hyri “në majë të gishtave”. Klubi i Futbollit i Gironës kishte 87 vjet që “bubrronte” në ligat e ulëta të Spanjës, por ja që erdhi dita për të qenë edhe ai në skenën e madhe. Sezoni debutues i ka bërë vërtetë