Një ditë para mbylljes së sezonit veror të transferimeve, Barcelona kampione e Spanjës ndodhet në rrugë të mbarë që të bëjë atë që nuk e ka bërë që nga viti 1999. Duke ia dhënë hua Pako Alkaserin Borusias së Dortmundit, klubi katalonjas siguroi një saldo pozitive financiare gjatë kësaj vere. Barcelona shpenzoi 131 milionë euro, ndërsa fitoi 137,7 milionë euro.
Gjatë kësaj vere, klubi katalonjas ka shitur Iniestën, Dinjën, Deulofeun, Aleish Vidalin, Gomesin, Minën, Paulinjon, Dagllasin dhe Pako Alkaserin, ndërsa ka blerë Arturin, Malkomin, Marlonin, Arturo Vidalin dhe Lenglen.
Specialistët thonë se klubi është çliruar nga futbollistë të panevojshëm dhe ka bërë një ekstra ekip, ndërkohë që ka sigruruar edhe një plus financiar. Për herë të fundit, kjo ka ndodhur në vitin 1999.
Sfidanti.al