Në qoftë se dikush do të na zgjojë mbas mesnatës nga gjumi i thellë dhe do të na pyesë se cilët janë dribluesit më të mirë në botë, ne do të përgjigjeshim menjëherë, madje, edhe pa i hapur fare sytë: Lionel Mesi dhe Nejmari. Kjo është karatkeristika e tyre më e shquar, por uikendin e kaluar kjo karakteristikë e tyre diku kishte humbur. Këta futbollistë, për të cilët ne konsiderojmë se nuk dinë ta humbasin topin, thjesht u turpëruan.
Të dy virtuozët më të mëdhenj shënuan një statistikë katastrofike sa u përket topave të humbur. Ata, në këtë drejtim, ishin më të këqijtë në pesë ligat më të forta të Evropës.
Nejmari ishte futbollisti që humbi më shumë topa sesa çdo lojtar tjetër në pesë ligat evropiane të përmendura më sipër gjatë fundjavës së kaluar – plot 34 herë, kurse Mesi e humbi topin 27 herë nëndeshjen e fundit me Real Valadolidin. Sidoqoftë, një pjesë e fajit mund të vihet edhe gjendjes katastrofike të fushës së Valadolidit, për shak të së cilës, në fakt, Mesi humbi shumë topa gjë që nuk është karakterstike për një lojtar të tillë cilësor.
Sa i përket Nejmarit, ai të paktën shënoi një nga golat në fitoren 3-1 të PSZH-së, duke e errësuar faktin se atij ia merrte topin pothujase çdo lojtar kundërshtar sa herëqë i afrohej atij.
Sfidanti.al