Xhanluixhi Bufoni tanimë e ka konfirmuar veten si portieri nr.1 i PSZH-së, duke qenë se ka pësuar vetëm një gol në tre ndeshjet e para të Ligës së 1-rë franceze, ndërsa ka bërë edhe disa pritje të shkëlqyera. Duket se ai i ka konsoliduar fort pozitat e veta në këtë klub francez, saqë nuk ka frikë asnjeri, madje as trajnerin pedant gjerman, Tomas Tuhel.
Vetëm më një gjest të tij, portieri legjendar italian tregoi se për të nuk vlejnë të gjithë rregullat e Tuhelit që vlejnë për të gjithë lojtarët e tjerë të klubit të “Parkut të Princave”.
Portieri 40-vjeçar nxori cigaren dhe e ndezi atë para Tuhelit. Kjo ndodhi në një drekë, në të cilën ata ndodheshin së bashku, ndërkohë që shoqëri atyre po u bënte edhe e fejuara e Bufoniut, Ilaria D’Amiko.
Sfidanti.al