Lakazeti të dera e daljes së Arsenalit, nuk do të rrijë në stol

Mbas ardhjes së trajnerit të ri, Unai Emeri, tek Arsenali, sulmuesi 27-vjeçar, Aleksandër Lakazet, e humbi vendin e tij në formacion, duke qenë se strategu spanjoll i futbollit preferon që të luajë më një sulmues dhe përparësi ka Pjer Emerik Obamejang.

Lakazeti ka kërkuar që ai të largohet në fund të sezonit veror të transferimeve, kështu që ka shumë mundësi që Arsenali të mbetet pa shërbimet e tij gjatë ditëve të ardhshme, ndërkohë që për të janë interesuar disa klube nga Franca dhe Spanja.

Sidoqoftë, Arsenali do që ta mbajë atë derijanarin e ardhshëm që të ketë kohë që të gjejë një zëvendësues të denjtë të tij, por Lakazeti është i vendosur që të largohet, sepse nuk do të që të rrijë dhe “të ngrohë stolin” e Arsenalit.

Gjatë sezonit të parë, Lakazeti ka luajtur gjithsej në 32 ndeëshje dhe ka shënuar 14 gola. Mbas ardhjes se Obamejangut, minutazhi i tij është pakësuar në mënyrëe drastike.

Sfidanti.al