Prishet magjia e Skënderbeut, Laçi merr pikë në Korçë

Pas Kukësit, forcën e Laçit e provoi edhe Skënderbeu. Skuadra kampione e Shqipërisë nuk ia doli që t’i thyente kurbinasit edhe pse e luajti në shtëpi ndeshjen e javës së tretë të Superligës. Takimi në Korçë përfundoi në barazim 1-1, duke bërë që Skënderbeu të mos arrinte fitoren e tretë radhazi, ndërsa tani rrezikohet të mbërrihet nga Flamurtari në krye të renditjes.

Laçi madje kaloi i pari në epërsi me golin e shënuar nga Uzuni në minutën e 30-të, por vendasit reaguan shpejt dhe barazuan vetëm pas 4 minutash, me anë të Gjergji Muzakës. Në pjesën e dytë, të dy ekipet patën raste për të shënuar, por nuk u realizuan gola të tjerë. Me këtë barazim, laçianët ngjiten në kuotën e 5 pikëve, duke vazhduar të jenë një nga skuadrat më të mira të kampionatit, ashtu si edhe vitin e kaluar.

Sfidanti.al