Luajtëm me ekipin që renditet në vendin e fundit në botë , ekipi renditet i 211 -ti ne klasifikim dhe trajneri Maran deklaroi se “ është i lumtur për fitoren ” dhe se “ ka ndryshuar filozofia e lojës” . Më tej tha se “futbollistët e kishin mendjen tek Finlanda”. Le t’i marrim një nga një. Përse të jesh i lumtur kur loja e Kombëtares ndizej dhe fikej ..radari i lojës.Pale në fillim të pjeses së dytë, “ bota u përmbys” sa nuk merrej vesh se cili ekip ishte i fundit në botë. Aq sa u shfaq portieri Sheri si shpëtimtar i portës…
Edhe trajneri Maran, si italianët e tjerë që kemi patur, nisi magjitë e tij. Zbulon se paskemi ndryshuar filozofinë e lojës dhe po sulmojmë më shumë!? Nuk ka rëndësi se me cilët ekipe, as se jemi në një grup liliput, ku Shqipëria është futur për të paguar trillet e saj të kaluara, trajneri e shikon me lente zmadhuese ..edhe ndeshjen me San Marinon.
E fundit: futbollistët e kishin mëndjen tek Finlanda? Hajde mëndje, hajde! Po Finlanda kur i shenoi 7 gola San Marinos, disa dite me pare, , pse dreqin nuk i shkoi mendja fare tek..ndeshja me Shqipërinë!?
Sfidanti.al

