Partizani do e presë Tiranën më 11 tetor(e diel), ora 18:30 në stadiumin “Air Albania”. Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar axhendën e re. FSHF ka ndryshuar axhendën për javën e gjashtë të Abissnet Superiore. Jo vetëm derbi Partizani-Tirana do të luhet më 11 tetor(e diel) prej orës 18:30, por edhe Vllaznia-Dinamo. Derbi i kryeqytetit përplaset kështu me supersfidën në Shkodër, që fillimisht ishte projektuar më 10 tetor. Në anën tjetër është vendosur që sfida e Teutës me Skënderbeun të zhvendoset një ditë para.

