Gjokoviç për Kroacinë: Bukur, kur Ballkani arrin një sukses të tillë

Sportisti më i mirë serb i të gjitha kohërave, tenisti Novak Gjokoviç, në një deklaratë në televizionin serb RTS përshëndeti suksesin e madh që arritën futbollistët kroatë në Botëerorin e fundit të Rusisë. Deklarata e Novakut shkaktoi reagime të forta, nga njëra anë pozitive, por edhe mjaft negative në Serbi, ku, sikurse dihet, në përgjithësi, nuk i duan kroatët, gjë që është reminishencë e luftrave të ndërsjella mes serbëve dhe kroatëve në gjysmën e parë të viteve 1990.

Por, Gjokoviçi, i çliruar nga paragjykimet, e uroi Kroacinë për medaljen e argjendtë, sidomos futbollistin  e saj më të mirë, Luka Modriç, që u shpall edhe lojtari më i mirë i kampionatit botëror.

“Dëshiroj që ta uroj Luka Modriçin dhe të gjithë përfaqësuesen kroate për suksesin e jashtëzakonshëm që arritën. Është gjë e bukur që të shohësh si një vend i vogël ballkanik arrin një sukses të madh në një turne të tillë të madh, sikurse është kampionati botëror”, vuri në dukje Gjokoviçi.

Sfidanti.al