Daliçi i solli Kroacisë vendin e dytë dhe tani do të ikë?!

Zllatko Daliç ka me federatën kroate të futbollit marrëveshje, deri më 2020, mbi bazën e së cilës ai fiton 500 000 euro në vit. Thuhet se, tani, kjo federatë është e gatshme që t’i ofrojë atij një kontratë më të mirë, me të cilën ai do të fitonte një milion euro në vit, duke e bërë atë trajnerin kroat më të paguar në historinë e këtij vendi ballkanik.

Sidoqoftë, janë publikuar lajme, sipas të cilëve Daliçit i ka ardhur një ofertë nga Kina, ku atij i kanë propozuar edhe pesë milionë euro në vit gjatë tre viteve. Nëse ai do ta pranojë ofertën nga Kina e largët, Daliçi do të bëhet trajneri kroat më i paguar në histori, por, megjithatë, ai ka deklaruar se dëshiron të punojë në Evropë.

Sfidanti.al