Arbitrit të PSG-Bayern i besohet Shqipëri-Finlandë

João Pinheiro do të jetë kryesori i ndeshjes Shqipëri-Finlandë. Arbitri portugez do të gjykojë takimin e vlefshëm për javën e pestë të Grupi 1 të Ligës C të UEFA Nations League.

38-vjeçari në muajt e fundit i janë besuar ndeshje me mjaft peshë, por performanca e tij në fushë nuk ka qenë e denjë për rëndësinë e dueleve. Ai ka gjykuar ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Champions League 2025-2026 mes Bayern-it dhe PSG-së ku u kthye në protagonist me disa vendime, të cilat habitën drejtuesit e klubit bavarez.

Pinheiro ishte gjithashtu arbitri i ndeshjes mes Argjentinës dhe Zvicrës në Botërorin 2026. Në këtë ndeshje ai penalizoi formacionin helvet pasi largoi nga fusha Embolo-n kur rezultati ishte 1-1  për një simulim në mesfushë.