U përpoq të arrinte në Serinë A, por përfundoi në Serinë D?

Bari, sezonin e kaluar, bëri shumë përpjekje që të ngjitej në Serinë A, por u detyrua të ndalonte në play off, ku më mirë u paraqit Citadela. Mbas dështimit, tani tifozët e këtij klubi morën lajme të tjera edhe më të këqia. Barit do të duhet që ta nisë nga fillimi, më saktë nga Seria D, kështu që, mbas 110 vitesh, ky klub do të bjerë në nivelin amator të futbollit italian.

Klubi i Barit nuk i përmbushi dot kushtet financiare që të regjistrohej në sezonin e ardhshëm të Serisë B, duke qenë se nuk gjeti dot zgjidhje për problemet e veta financiare, kështu që ra në ligën e 4-t. Në fakt, Barin u përpoqën që ta shpëtonin pronari i Lidsit, Andrea Radrici, dhe biznesmenti lokal, Ferdinando Napoli, që i dërguan klubit ofertën e tyre për blerjen e tij, por të dyja palët nuk ranë dakord në kohën e duhur dhe kështu, më vonë, Bari shpalli falimentin dhe tani do t’i duhet që ta ta nisë nga fillimi, nga Seria amatore D. Sipas rregullave në fuqi, kryetari i Bashkisë së Barit ka të drejtë që të zgjedhë investitorët e rinj.

Sfidanti.al