Dhuratë për tifozët e Realit: Perezi, gati një paketë 150-milionshe!

Ka shumë mundësi që anëtarë të rinj të klubit “mbretëror” të Madridit të bëhen belgët më të mirë, portieri Tibo Kurtoa dhe mesfushori ofensiv, Eden Azar, të dy lojtarë të Çelsit londinez. Reali është gati që të paguajë 150 milionë sterlina për këtë dyshe dhe, sikurse thuhet, klubi londinez në fjalë është gati ta pranojë ofertën.

Kurtoa po hyn në vitin e fundit të kontratës, ndërkohë që bisedimet për vazhdimin e bashkëpunimit mes portierit belg dhe klubit janë ndërprerë. Sidoqoftë, klubi i “bluve” të Londrës do që të fitojë disa para nga shitja e tij dhe, me këtë rast, përmendet shifra 30 milionë sterlina. Nga ana tjetër, Azari kushton shumë më shtrenjtë, ndërsa thuhet se çmimi i tij është 120 milionë sterlina.

Bisedimet mes dy klubeve për këtë transferim spektakolar janë në zhvillim e sipër dhe mund të ndodhë që transferimi në fjalë të zyrtarizohet në një të ardhme të afërt.

Presidenti i Realit, Florentino Perez, ka detyrën e vështirë që të gjejë lojtarët e duhur, në mënyrë që të kompensojë largimin e superyllit Kristiano Ronaldo.

Sfidanti.al