Përfaqësuesja e Anglisë arriti deri në gjysmëfinale të Botërorit të Rusisë që është suksesi më i madh i saj që nga kampionati botëror i vitit 1990 të Italisë. Anglia arriti deri në gjysmëfinale, ku u eliminua nga Kroacia, ndërsa humbi edhe nga Belgjika për vend të tretë. Por, megjithëse ikën pa medalje, anglezët nuk mbeten duarbosh.
Kompania e njohur “Lidl” ka bërë të ditur se ajo u ka caktuar vende nderi në parkingjet e saj para marketeve në vendlindjet e lojtarëve anglezë që u dalluan më shumë në Botëror. Kështu, Hari Keinin e pret një vend special nderi, me fytyrën e tij, në Klingford, kurse trajneri Garet Sauthgejt do të ketë vendin e tij të posaçëm të nderit në parkingun para marketit të madh në Krouli. Po ashtu, me vende speciale nderi parkingu u bënë edhe portieri Xhord Pikford dhe shënuesi i golit kundër Kroacisë, Kiran Tripier.
Sfidanti.al