Santi Kazorla ka pasur probleme të mëdha më dëmtimet, ndërkohë që mjekët, madje, sugjeruan në një rast që atij t’ia amputonin (prisnin) shputën e këmbës! Por, megjithatë, ky futbollist i Vilarealit i kapërceu të gjitha vështirësitë dhe doli përsëri në fushë mbas gati dy vitesh pauze në një ndeshje miqësore me Herkulesin. Kazorla hyri në fushë në min. e 67-të të ndeshjes, ndërsa të gjithë të pranishmit në stadium e pritën atë me brohoritje dhe duartrokitje. Ky futbollist spanjoll nuk ka luajtur që nga viti 2016, kur u dëmtua në një ndeshje të Ligës së Kampioneve kundër Ludogorecit bullgar.
Ky futbollist spanjoll ka luajtur me Arsenalin 129 ndeshje dhe ka shënuar 25 gola, ndërsa me Spanjën ka 77 përfaqësime dhe ka shënuar 14 gola.
Sfidanti.al