Kroacia një rastësi? Kujtoni traditën e topit, koshit e vaterpolit, pastaj flisni!

Kanë qenë prej kohësh në hartën e Botës. Kroatët, finalistët e Botërorit 2018, padyshim mund të mbështeten tek një traditë aspak e vogël. Jo vetëm për shkak të heroizmit në Botërorin 1998, ku dolën të tretët në botë.

Futbolli i vendit ballkanas ka qenë i shquar që në fillim të shekullit të 20-të, për të arritur tek Dinamo e Zagrebit që fitoi Kupën e Qyteteve Panaire, Ligën e sotme të Europës, në 1967. Të famshëm yjet e fushës e të stolit, Bobek, Çajkovski, Zebec, Vujoviç, për të mbërritur tek Bobani, Prosineçki e Shukeri.

Basketboll ka qenë po ashtu në kulme botërore, me traditë të paktën që nga Kreshimir Çosiçi. Cibona e Zagrebit, kampione e Europës në 1985 e 1996, Jugoplastika e Splitit kampione e Europës në 1989, 1990, 1991. Kroacia është ajo e yjeve të koshit si i paharruari Drazhen Petroviç, hero i Cibonës, Realit të Madridit, Nju Xhersi Netsit në NBA. Numri 1 i kombëtares së Jugosllavisë dhe asaj të Kroacisë. i jashtëzakonshëm edhe Toni Kukoç, legjenda tjetër e basketbollit, me Jugoplastikën, Benetonin e Trevizos dhe Çikago Bullsat e Majkëll Xhordanit.

Krenari nuk ka qenë vetëm basketbolli. Kombëtarja e vaterpolit për meshkuj doli kampione olimpike në 2012 në Londër, dy herë kampione e botës, po ashtu kampione e Europës dhe fituese e Ligës Botërore.

Mladost Zagreb u shpall 7 herë kampion i Europës për meshkuj, për klubet, Jug i Dubrovnikut 4 herë, Jadrani i Splitit dhe POSHK-u i Splitit nga një herë. Në hendboll për meshkuj, Kroacia doli kampione olimpik në 1996 e 2004, kampione bote në 2003, si dhe 4 herë nënkampion bote, e dy herë nënkampion Europe.

Sfidanti.al