Një miqësore vere, edhe kur quhet për Championsin e stinës së nxehtë, nuk mund të mjaftojë për të bindur, por gjithsesi, Reali u duk tepër i fortë në Amerikë. Në miqësoren me ekipin e tanishëm të Ronaldos, ish-skuadra e Ronaldos, triumfoi 3-1, edhe pse luajti me disa mungesa (Ramos, Modriç). Pavarësisht se Juventusi kaloi i pari në epërsi, madrilenët e Lopetegit ishin superiorë.
Bejl një herë, e Asensio me dy goditje, përmbysën shirat, dhe futbolli i praktikuar nga “merengesit” u duk se po i afrohej atij që kërkon ish-trajneri i Spanjës. Me yje si Kejlor Navas, Karvahal, Naço, Kros, Isko, Sebajos, Bejl, Asensio apo Benzema (plus zëvendësues të tjerë të rinj), Reali u paraqit shumë i fortë, aq sa edhe trajneri i Juventusit, Alegri pohoi se “edhe pa Ronaldon, Madridi është skuadër e madhe”.
Sfidanti.al