Riki Puig, “margaritari” i ri i La Masias, në gjurmët e Iniestës

Quhet Riki Puig dhe është tepër i ri, por që tani ka marrë lavdërime pa fund për atë që bën në fushën e lojës. Mesfushori 18-vjeçar katalanas u ngrit në qiell nga trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo, pas miqësores që kuqezinjtë fituan ndaj Barcelonës në Championsin e verës në SHBA.

“Ai është një spektakël, një kënaqësi për ta parë, një poezi, – tha Gatuzo, – kam zili ndaj La Masias që ka një filozofi që sjell rezultate të tilla”. Ish-sulmuesi i Milanit, Masaro, kërkoi të bënte një foto me Puigun, duke i bërë po ashtu komplimente të mëdhenj, e duke thënë se shikon tek ai pasardhësin e Andres Iniestës. Gjithsesi, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, vendosi të bënte “avokatin e djallit”, siç komenton me shaka gazeta “Marka”: “Me të rinjtë duhet të jemi të ekuilibruar sepse emocionohemi shumë shpejt dhe u prishim punë”.

Sfidanti.al