A mund të shiten dy fanela në minutë? Po, kur quhesh CR7!

Juventusi po ia “sheh hajrin” blerjes së Kristiano Ronaldos, pasi fitimet po nisin të derdhen nga të gjitha anët. Përveç rritjes së vlerës së aksioneve të klubit në bursë, përveç rritjes së pritshme të të ardhurave nga e drejta televizive apo nga biletat, nga sponsorët që do të tërhiqen si magnet, është edhe burimi i të ardhurave nga shitja e fanelave.

Gazeta italiane “Tutosport” njofton se Juventusi po shet nga dy fanela të Ronaldos për çdo minutë, që nga momenti që ato dolën në treg, edhe pse çmimi është tepër i lartë, 140 euro për copë. Janë shitur 55 000 bluza në vetëm 3 javë, dhe xhiroja ka arritur në 6.3 milionë euro. Llogaritet që të mbërrihet në 55-65 milionë euro në total. Këto do të ishin rekord për klubin dhe për portugezin. Gjithsesi, një tifoz normal futbolli bëri këtë vërejtje të saktë duke komentuar në gazetën “Marka”: Kur gjejnë budallenj, përse të mos shesin fanelat për 140 euro”.

Sfidanti.al