Mund të jesh edhe 40-vjeçar, por shoqëria ka detyrime, sidomos kur shkon në një klub të ri. Xhanluixhi Bufon mund të quhet një “rul” (ushtar i vitit të parë, sipas zhargonit shqiptar të para viteve 90-të), dhe ai e pranon me kënaqësi këtë pozicion. Portieri i madh, që braktisi Juventusin pas 17 vitesh suksesesh, i argëtoi shokët e ekipit të tij të ri, Paris SG, duke kënduar me gjithë shpirt një këngë italiane, që e bëri të dukej si yll roku.
Bufoni u filmua nga patrioti i tij, Marko Verrati, ndërsa përpara sesa të këndonte, u takua me përqafime me brazilianin Nejmar, që gjithashtu u kthye në klub nga pushimet. Trajneri Tomas Tuhel vlerësoi larg ndikimin e madh të karakterit të Bufonit tek shokët e tij të skuadrës, dhe po ashtu e lavdëroi që nuk pranoi të quhej “numri 1 i portës”. “Në 24 vite karrierë, kurrë nuk më kanë thënë se jam numri 1 i portës, – sqaroi Bufoni, – çdo gjë duhet ta arrish me punë”.
Sfidanti.al