Interesimi është i madh nga Gjermania dhe nga Anglia. Kristian Pulishiç, ende vetëm 19-vjeçar, është një “pasuri” e madhe për Borusian e Dortmundit të cilin e duan Bajerni, Çelsi, Liverpuli e Mançester Junajtidi, madje flitet edhe për Realin. Me 70 ndeshje për Dortmundin dhe 21 për SHBA-në, mesfushori është një emër tashmë i shquar, dhe për kartonin e tij jepen rreth 65-70 milionë euro.
Trajneri Lysien Favre nuk dëshiron të mbetet pa të, këtë sezon, aq më tepër që nuk ka gjetur zëvendësues, dhe pritet ta binte të luajë edhe për 1 vit, përpara se të largohet, ashtu siç bëri Lajpcigu me mesfushorin Keita. Në 2019. Pulishiç do të ishte objektivi kryesor i Bajernit.
Një tjetër çështje e nxehtë tek Dortmundi është edhe sulmuesi Miçi Batshuai, i huazuar nga Çelsi. Ai luajti për verdhezinjtë gjysmën e dytë të sezonit të kaluar dhe shkëlqeu. Tani, trajneri Sarri e do sërish tek Çelsi, por e pëlqen edhe Simeone tek Atletiko e Madridit. Favre pëlqen ta mbajë, edhe pse është i dëmtuar, por e ka një zëvendësues. Ky është Maksimilian Filip (në foto), 24 vjeç, që shënoi 9 gola e shërbeu 5 asistë sezonin e kaluar, duke luajtur në vetëm 23 ndeshje në Bundesligë.
Sfidanti.al