Murinjo po e fiton bastin e mbrojtjes, Megajerin ose Alderveireldin

Një mbrojtës të klasit të lartë botëror do ta marrë, sidoqoftë, dhe kjo do të jetë një fitore e madhe. Zhoze Murinjo po i afrohet arritjes së qëllimit, ndërsa mbetet të shikohet nëse i përzgjedhuri dhe më i mundshmi do të jetë Harri Megajer i kombëtares së Anglisë, apo Tobi Alderveireld i kombëtares së Belgjikës.

Megajer ishte i shkëlqyer në Botëror, dhe po ashtu “shkëmb” në Premier Ligë sezonin e kaluar me Leisterin. Një luftëtar i lindur, absolut në ajër, i zoti në pasime, në dyluftime dhe në ofensivë gjatë goditjeve standarde. Megajeri, 25-vjeçar, mund të kushtonte 50 milionë paund stërlina, dhe Leisteri duket se do të dorëzohet pasi është pranë marrjes së dy mbrojtësve, Benkoviç nga Dinamo e Zagrebit, dhe Çaglar Sojunxhu nga Frajburgu.

Alderveireld është po ashtu një klas i lartë, dhe me Belgjikën në Botëror u paraqit thuajse po aq mirë sa Megajeri. Nëse nuk do të ketë dëmtime, 29-vjeçari do të jetë një “bast” i fituar i çdo trajneri. Kartoni i tij mund të kushtojë nga 40 deri në 55 milionë paund stërlina.

Sfidanti.al