Degjojeni Osman Dembelene: Qendroj te Barcelona

‘Kam ndermend te qendroj te Barcelona dhe jam gati per Superkupen ndaj Sevijas-nuk.mund te ishte me i qarte me deklaraten e tij Osman Dembele qe ishte pergjigjja e nje prej pyetjeve te shumta te tifozeve ne platformen e eSports, Twitch.

Kohet e fundit emri i Dembelese ishte vene me qender te zerave te merkatos se transferimeve, por ne fund ai e beri te qarte te ardhmen e tij duke deklaruar qendrimin te katalanasit. Ne bashkebisedimin me tifozet Dembele pranoi se do t’i pelqente qe te luante perkrah Pogbase dhe se lojtaret me argetues jane Aleix Vidal qe u largua te Sevija, Pike dhe Xhordi Alba. Persa i perket lojtareve me te mire ne histori, sipas Dembele jane Zidane, Ronaldinjo e Messi me kete te fundit qe eshte ne avantazh kundrejt te tjereve.

Sfidanti.al