I mungonin dy prej shokëve më të mirë, por ai luajti edhe për ta. Xhejms Harden pati ndeshjen e pestë radhazi me 40 pikë apo më shumë, duke siguruar një fitore dramatike, pas kohës shtesë, të Hjustonit në fushën e kampiones Golden Stejt. Shënoi 44 pikë, kapi 10 topa në tabela dhe shërbeu 15 asistë.

