Nuk jemi në epokën kur Franc Bekenbaueri luante me shpatullën të nxjerrë apo kur Terri Baçer kishte kokën të përgjakur e të fashuar. Gjithsesi, heronjtë ekzistojnë dhe nuk ka asnjë çudi që njëri prej tyre është lojtar i Diego Pablo Simeones. Diego Godin, i dëmtuar e duke çaluar, këmbënguli deri në fund dhe shënoi golin
“Zona Çezarini” për Milanin tani quhet “Zona Romanjoli”
Mjaftoi goli i tij në minutën e 97-të në fushën e Udinezes që të shkaktonte jo vetëm një “tërmet” gëzimi, por edhe të krijonte një legjendë të re. Në sallën e analizave të “La Gazeta delo Sportit”, u bë ky koment: “Zonën Çezarini” tani mund ta quanin “Zona Romanjoli” për Milanin! Nëntë pikë në 7
E pabesueshme: Shënon gol identik kundër të njëjtit ekip mbas shtatë vitesh!?
Mbrojtësi rus i ekipit Volgar të Astrahanit, Roman Loktionov, ka bërë diçka të pazakontë. Ai me një diferencë prej shtatë vitesh ka shënuar dy gola identikë nga pozicione identike në të njëjtën minutë dhe në të njëjtin stadium të Vladikavkazit kundër Spartakut vendas që atëkohë quhej Allania. Një gjë e tillë, me të vërtetë, është
Gol pas vetëm 37 sekondave, ky është Vedat Ibisheviçi
Vedat Ibisheviç mund të mos e ketë famën e Edin Xhekos, por boshnjaku është po aq i aftë për gola sa patrioti i tij i Romës. Sulmuesi i Hertës e tregoi veten, padyshim edhe pak me fat, në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë luajtur në fushën e Darmshtatit. Berlinezët e patën shumë të vështirë dhe
Poshtë Muzaka, rroftë Muzaka! Kur nga “pacienti” del heroi…
Nga mbiu ky Gjergj Muzaka ? Shumë tifozë as nuk e kishin parë se si ishte futur në fushë, në majë të gishtave si “hajdut”, apo na kapi në gjumë ngaqë loja, në ato momente, kishte efektin e një valiumi. Sido që të jetë e vërteta, goli i Muzakës nuk ishte i zakonshëm, madje miklues,
Rregulla ballkanike: Kur nuk fiton, u kërkon falje ultrasve!
Portieri i Partizanit të Beogradit, Vladimir Stojkoviç, portier i përfaqësueses së Serbisë, shkoi dhe u kërkoi falje liderëve të tifozëve ultras “Grobari” (varrmihësit) mbas barazimit në fushën e vet me ekipin modest Napredak të Krushevcit. Partizani, edhe një herë tjetër, i zhgënjeu keq tifozët e vet që janë shumë të zemëruar, sepse Crvena Zvezda, rivalja
Kilian Mbape është vendimtar edhe kur vjen me vonesë
Paris SG e vazhdoi detyrën e lehtë për të fituar të gjitha ndeshjet në ligën franceze, ndonëse suksesi në derbin me Marsejën nuk ishte nga më të thjeshtët. U desh hyrja në fushë në pjesën e dytë, e Kilian Mbapesë, që kryeqytetasit t’ia dilnin 2-0, ndërsa sulmuesi 19-vjeçar i Francës tregoi se mbetet përcaktues në
Ky nuk është futboll, ky është art me emrin e Mesut Ozilit
Arsenali në ndeshjen e fundi të raundit të 9-të të Premier Ligës mundi 3-1 Lesterin, duke arritur kështu fitoren e 10-të radhazi. “Dhelprat” kaluan në avantazh me autogolin e Beljarinit në min. e 31-të, por mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, barazoi në fund të pjesë së parë. Në pjesën e dytë Arsenali nuk luajti mirë,
Arbitri nga Dagestani, hero i mallkuar, shënon gol padashje!
Ia arriti qëllimit, ndonëse në një mënyrë që as e kishte menduar, dhe ndoshta as nuk e kishte dashur. Një gjyqtar futbolli nga Dagestani (republikë autonome e Federatës Ruse) u bë qendra e vëmendjes së mediave sportive botërore, për shkak se shkaktoi diçka që as nuk duhet ta bëjnë arbitrat. Ai shënoi një gol me
Hazar i kërkon një nder Starrixhit: Golin përsërite edhe javën tjetër!
Mançester Siti quhet sërish favorit për të fituar titullin në Premier Ligë, dhe një dialog mes Eden Hazarit dhe Daniel Starrixhit sikur e konfirmon këtë. Ylli belg i Çelsi, ndërsa ishin në korridoret e “Stemford Brixhit pas barazimit 1-1 mes Çelsit e Liverpulit, i tha yllit anglez: “Gol i madh, por të lutem përsërite edhe