Milan, Kutrone pergenjeshtron UEFA: Te goli i dyte nuk e preka topin

Sfida e Europa League mes Milanit e Dudelanzhit pati momente misteri. Gjithcka lidhet me golin e shenuar nga kuqezinjte kur barazuan shifrat 2-2, nderkohe qe ndeshja u fitua nga Milani 5-2. Fillimisht goli u sinjalizua si autogol i futbollistit te Dudelanzh, Kruz, por ke pas UEFA ia dha autoresine Kutrones.

Ai qe qarteson situaten eshte vete sulmuesi i Milanit me nje sinqeritet carmatoses. ‘Duhet te jem i ndershem, nuk e preka topin-tha Kutrone-goli i dyte nuk eshte i imi. Kur eshte e drejte, eshte e drejte, nuk preka gje’.

Pas kesaj UEFA beri prapakthehu duke e quajtur golin e dyte te Milanit si autogol te Kruz. Nderkaq, Kutrone qe shenoi golin e avantazhit 1-0 per kuqezinjte e sheh veten ne kuoten e 8 golave ne Europa League.

Sfidanti.al