Në Vlorë i bien gjoksit dhe daulles pas gjunjëzimit të Partizanit!

A mund të quhet rastësi triumfi i Flamurtarit ndaj Partizanit ? Goli i Bushiç në minutën e 9-të mbeti si një gozhdë deri në fund të 90 minutave, por kulmi i shfaqjes ishte mënyra se si u festua triumfi ndaj “demave”. Sikur të kishin bërë prova gjatë gjithë javës, ekipi i Flamurtarit dhe tifozët e saj krijuan një binom koreografie me stilin “haka”, duke treguar se në Vlorë, lojtari i 12-të jo vetëm nuk ka vdekur, por beson tek mrekullia që përflitet.! Të mundësh Partizanin, ekipin e paracaktuar nga “fallxhorja” e Superligës,si sundues të këtij kampionati, vlen më shumë se 3 pikë në Vlorë, vlen më shumë për futbollistët që flakën edhe nofkën e mosbesimit , atë se nuk janë të zot për të bërë gjëra të mëdha..
Siç zbulohet edhe në foton “intime”, në dhomën e zhveshjes, Flamurtari ka qënë i përgatitur për të mundur Partizanin, pasi mezi ka pritur fundin e ndeshjes , për ta ndezur edhe më shumë fantazinë , ku pas “hakës” me tifozët, ka treguar me pompozitet edhe muskujt. Si një shenjë frike për rivalët e ardhshëm. Pyetja që bëhet në Vlorë, në këto momente, është ajo që ka marrë përgjigje pa sukses në tërë këto vite : a do të jetë ky Flamurtari që do t’i mbajnë gjunjët deri në fund të sezonit për ta shporrur përrallën se Vlora të bën te pasur kur je futbollist , por jo kampion…
Sfidanti.al