Mauricio Sarri mund te rrije i qete per N’Golo Kante. Mesfushori francez rinovoi kontraten me Celsin, lajm qe u konfirmua nga vete klubi londinez. Kante firmosi me Celsin kontraten e re qe skadon ne vitin 2023 me futbollistin qe nuk e ka fshehur aspak entiziazmin e tij per zgjatjen e bashkepunimit me klubin londinez.
‘Jam shume i lumtur per zgjatjen e kontrates me Celsin-tha Kante-ketu kam jetuar 2 vjet te mrekullueshem dhe deshiroj qe ta bej kete ende. Me pelqen qyteti, klubi dhe jam shume i lumtur qe do te qendroj ketu’.
Mesohet se me kontraten e re, Kante do te perfitoje nje page prej 325 mije Eurosh me jave, qe e ben ate futbollistin me te paguar ne historine e Celsit.
Sfidanti.al