PSG ruan Nejmar dhe Mbape per ndeshjen me Liverpulin

Paris Sen Zhermeni, me shume se per ndeshjen e kampionatit ne France, mendon  per ate me Liverpulin ne Ligen e Kampioneve. Ne qender te vemendjes se parizieneve eshte gjendja e sulmuesve Nejmar dhe Kilian Mbape qe pesuan demtime ne ndeshjet me Brazilin dhe Frances ndaj Kamerunit dhe Uruguajit.

Mesohet se stafi teknik i Paris Sen Zhermenit po mendon qe mos t’i aktivizoje  keta dy futbolliste ne perballjen me Tuluzen, per t’i pasur me dispozicion per sfiden e mesjaves me ‘The Reds’ ne Champions League.

‘Nejmar dhe Mbape nuk kane pesuar demtime te renda-deklaroi trajneri Tuhel ne konferencen per shtyp-nuk do te rrezikojme me ta pasi ekziston mundesia qe t’i aktivizojme ne ndeshjen ndaj Liverpulit’.

Keshtu qe ne mungese te Nejmarit e Mbapese, do t’u takoje Kavanit dhe Di Marias te marrin persiper repartin e sulmit te Paris Sen Zhermenit per kete perballje ndaj Tuluzes, me nderhyrjen e mundshme edhe te Draksler, Nkunku apo Diabi.

Sfidanti.al