River-Boka, akti i fundit; ja ndeshja me e ‘cmendur’ ne bote

Ne ‘Monumental’ te Buenos Airesit ka filluar numerimi mbrapsht per ndeshjen e dyte te finales se Kupes Libertadores kes River Plejtit dhe Boka Xhuniors. Eshte kjo nje ndeshje nga e cila pritet shume dhe se ne loje mes ketyre dy skuadrave nuk eshte vetem trofeu i kompeticionit, por ka me shume se kaq.

River Plejt-Boka eshte nje perballje qe premton shkendija kjo edhe per rivaliteti  historik qe ekziston mes ketyre dy skuadrave qe jo pak here eshte shoqeruar edhe me momente tensionesh jashte fushave te lojes. Ashtu sic ndodhi ne ndeshjen e pare ne ‘La Bombonera’ ku nuk ishin tifozet e River Plejtit, edhe ne ‘Monumental’ do te mungojne tifozet e skuadres se Bokas.

Ky akt i dyte i finales se Kupes Libertadores ne fakt do te nise nga nje barazim absolut, sepse golat e shenuar ne fushen kundershtare nga Rivel Plejt nuk kane asnje vlere, pasi ne kete finale nuk merren parasysh golat ne fushe kundershtare. Keshtu nese edhe kjo sfide do perfundoje ne barazim, atehere skuadrat do t’i drejtohen kohes shtese dhe nese do te jete e nevojshme edhe te seria e gjuajtjeve te penalltive.

Por jo vetem kaq, trajneret e Riverit dje Bokes do te kene mundesi qe ne kete mdeshje nese do te shkoje me kohe shtese, do te aplikojne zevendesimin e kohes, nderkohe qe do te perdoret edhe sistemi VAR ne lotarine e 11 metershave.

Jane keto detaje qe e bejne kete ndeshje akoma me pikante. Tashme ‘Monumental’ eshte gati per Superclasicon me te rendesishme te te gjitha koherave.

Sfidanti.al