Tjeter cmim per Modric; Sportisti i vitit ne Spanje

Viti 2018 eshte magjik per Luka Modric. Mesfushori kroat dhe perfaqesuesja e tij bene mrekulline teksa arriten ne finale te Boterorit te Rusise me Modric qe fitoi Topin e Arte te evenimentit. Nuk duhet harruar as fitorja e Liges se Kampioneve nga ana e tij me Realin e Madridit. Tashme ne drejtim te futbollistit kane vershyer cmimet individuale.

Luka Modric fitoi edhe trofeun e Futbollistit te Vitit te FIFA dhe UEFA, cmime qe pasohen edhe nga nje tjeter; ai i sportistit te vitit ne Spanje.  Por jo vetem kaq, Modric eshte ne gare edhe per fitoren e trofeut me prestigjioz per lojtaret, Topin e Arte dhe sipas lajmeve qe vijne nga Franca, kroati me shume mundesi do te jete ne finale me Kilian Mbape te Paris Sen zhermenit dhe Rafael Varan te Realit te Madridit.

Sfidanti.al