Iker Kasijas dhe Zhoze Murinjo ditet e fundit jane bere protagoniste te polemikave qe kane shperthyer ne distance. Ish portieri i Reali i Madridit, tani ne radhet e Portos, foli per raportet e tij me trajnerin portugez kur ky ishte ne pankinen e ‘Los Blancos’.
‘Ne ate moment preferova te heshtja per te miren e skuadres, por sot do te kapja demin nga briret dhe do te perballesha me Murinjon-ishin fjalet e Iker Kasijas-ardhja e tij te Reali ishte per te rivalizuar me Barcelonen, por u krijua nje madridizem qe nuk me pelqeu, me shume momente tensioni. Fituam edhe Ligen dhe kishim pershtypjen se neutralizuam blaugranat, duke gabuar. U duk sikur kishte nje lufte politike Katalunja-Spanje ne ndeshjet Real-Barcelona. E dua Realin e Madridir dhe dua qe te fitoje gjithnje, por pa arritur ne keto ekstreme’.
Kunderpergjigjja e Murinjos ishte e menjehershme dhe nepermjet nje interviste te dhene per ‘A Bola’.
‘Kur Kasijas thote se nuk eshte konfrontuar me mua nuk thote te verteten-tha Murinjo-e ka bere ne nje menyre ku askush nuk eshte me mire se ai; fshehurazi. Duket si intervista e dikujt qe eshte ne fundin e karrieres se tij’.
Sfidanti.al