Naingolan tregon: Jam ne vendin e duhur, Inter kerkon gjera te medha

Raxha Naingolan duket se eshte i magjepsur totalisht nga Italia dhe mesfushori belg e ka konfirmuar kete ne nje interviste te fundit te dhene per ESPN gjate se ciles pranoi se ka marre oferta nga klube te rendesishme nga klube evropiane por qe ai i refuzoi.

‘I kam pasur disa mundesi per te lene Serine A, pasi kam marre oferta nga Celsi dhe Mancester Junajtid-tha Naingolan-por une dua te zgjohem ne mengjes ne nje vend qe me pelqen. Ketu jetohet mire, me pelqen kultura dhe menyra e te jetuarit’.

Mesfushori ne intervisten e tij u kthye prapa ne kohe, ne 2017 kur pati mundesine per t’u transferuar ne Premier League.

‘Celsi me ofroi njr page shume me te larte nga ajo qe perfitoja te Roma-tregon Naingolan-por ne moshen 29 vjecare une nuk doja t’ia nisja nga e para per te fituar respektin qe krijova gjate 12 viteve te qendrimit tim ne Itali. Me pelqeu  oferta, por ishin shume gjera per te cilat nuk me interesonte transferimi jashte Italise’.

Naingolan foli edhe per kalimin e tij te Interi duke u shprehur i kenaqur per zgjedhjen e bere.

‘Te Interi jam ne vendin e duhur sepse eshte nje klub qe deshiron te ndertoje dicka te madhe-tha mesfushori belg ne intervisten e tij per ESPN.

sfidanti.al