Pjesëtari i përfaqësueses belge, Raxha Naingolan, karrierën e tij do ta vazhdojë te Kaljari, me të cilin ai ka luajtur edhe më parë (2010-2014). Në fakt, këtë futbollist vetëm një hap e ndau nga Fiorentina, por, megjithatë, në fund mbizotëroi dëshira që ai të kthehej në Sardenjë, nga ku është më origjinë bashkëshortja e tij
