Naingolani gjen “ishullin e familjes ” , rikthim tek Kaljari

Pjesëtari i përfaqësueses belge, Raxha Naingolan, karrierën e tij do ta vazhdojë te Kaljari, me të cilin ai ka luajtur edhe më parë (2010-2014).

Në fakt, këtë futbollist vetëm një hap e ndau nga Fiorentina, por, megjithatë, në fund mbizotëroi dëshira që ai të kthehej në Sardenjë, nga ku është më origjinë bashkëshortja e tij që ka probleme shëndetësore dhe i bën mirë “ajri” i atjeshëm.

Naingolani do të luajë një vit i huazuar me Kaljarin, ndërkohë që, sipas marrëveshjes, pritet që Interi të mbulojë me rreth tre milionë euro pagën vjetore të këtij lojtari që është 4,5 milionë euro.

Sfidanti.al